“Nuk më lejohet të flas”, Elijona ngre pikëpyetje pas periudhës së vështirë: Jo çdo gjë shkon sipas planit
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka ndarë disa fjalë me fansat, duke folur për periudhën e vështirë që ka kaluar muajt e fundit.
Elijona ka lënë të kuptohet se ka pasur shumë çështje personale për të përballuar dhe se për një kohë ka zgjedhur të mos flasë.
Kjo vjen mes aludimeve të fundit për një krizë në marrëdhënien e saj me Klodin, për të cilën ajo nuk ka dhënë detaje të drejtpërdrejta.
Ajo ka treguar gjithashtu se është lënduar nga komentet për pamjen, punën dhe interesat e saj, por theksoi se tashmë po përpiqet të fokusohet te vetja dhe t’i shohë gjërat më pozitivisht.
Duke kujtuar eksperiencën në Big Brother, Elijona u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e fansave dhe tha se pjesëmarrja në këtë format ishte një prej synimeve që kishte arritur.
Në fund, ajo la të kuptohet se jo gjithçka në jetë shkon sipas planeve dhe se disa ndryshime mund të kenë një arsye që kuptohet vetëm më vonë.
Mesazhin e mbylli me pozitivitet, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht vështirësive, po vazhdon përpara. /Telegrafi/


