Please enter at least 3 characters.

NUK MBYLLEM DOT

2018/08/fatos-arapi-e1534511866282.png

Poezi nga: Fatos Arapi

S’kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time -
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut -
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve -
Dhe s’mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.