Please enter at least 3 characters.

Nuk ka pushim për kampionin

2016/01/f.0624230529154_210.jpg

Kampioni i Kosovës është i mobilizuar për këtë turne, ku synon të paraqitet sa më mirë, në duelet ndaj Schaffhausen dhe Koniz. Bardhekaltrit kanë pushuar vetëm një javë, ndërsa të hënën pasdite u janë kthyer stërvitjeve.

Sipas Express, trajneri Afrim Tovërlani ka thënë se do të përpiqet ta përgatisë ekipin gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të ketë paraqitje të mira në turneun e Zvicrës.

“Siç po e shihni, sot iu kthyem përgatitjeve, pasi do të marrim pjesë në një turne në Zvicër, ku do t’i zhvillojmë dy ndeshje. Kemi disa mungesa me arsye. Në Zvicër do të udhëtojnë 18 futbollistë, përfshirë këtu edhe përforcimet që i kemi bërë”, ka deklaruar Tovërlani. /Telegrafi/