Please enter at least 3 characters.

“Nuk e kemi të qartë pse pala serbe edhe më tutje pengon”

2016/01/ldquo-nuk-e-kemi-t-euml-qart-euml-pse-pala-serbe-edhe-m-euml-tutje-pengon-rdquo_hd.jpg

Ndonëse në fillim ishte thënë se takimi ka qenë konstruktiv duket se megjithatë gjërat nuk ka qenë të tilla brenda zyrave të FIFA-së.

“I kemi prezantuar Blatterit argumentet që kemi bazë ligjore sipas të cilës mund të luajmë ndeshje miqësore me shtetet që na kanë pranuar. Duam të luajmë ndeshjet me simbolet e tona, sepse kjo është e drejtë e jona. Këtë na e mundëson neni i 14-të i marrëveshjes që e kanë nënshkruar qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Aty thuhet se nuk duhet të pengojmë njëri tjetrin në integrimet drejt Unionit Evropian”, ka thënë Salihu për gazetë beogradase, “Kurir”.

“Nuk e kemi të qartë pse pala serbe edhe më tutje pengon. Argumentet të cilat i ka paraqitur Karaxhiq nuk shkojnë kah pajtimi”, tha ai.

“Na kanë pranuar 105 shtete në botë. Është çështje e kohës kur këtë do ta bëjnë edhe kombet e bashkuara. Shpresojmë se FIFA do të marr vendim në të mirën tonë më 4-5 nëntor. Para kësaj do të takohemi sërish me drejtuesit e FFS-së më 28-29 nëntor. Jemi të bindur se Kosova pas kësaj do të luajë ndeshje miqësore si gjithë të tjerët”, tha Salihu, i cili tha se nuk ka pasur shoqërim ndërmjet dy palëve, drektë apo kontakt tjetër. /Kosovapress/Telegrafi/