Please enter at least 3 characters.

Nuk e bindin skuadrat spanjolle, Brahim Diaz drejt transferimit në Bundesliga

2020/05/GettyImages-1182123105.jpg
241:"MALLORCA, SPAIN - OCTOBER 19: Brahim Diaz of Real Madrid CF runs with the ball during the La Liga match between RCD Mallorca and Real Madrid CF at Iberostar Estadi on October 19, 2019 in Mallorca, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka vendosur ta huazojë mesfushorin e talentuar Brahim Diaz.

Ylli i ri spanjoll iu bashkua klubit madrilen në afatin kalimtar të janarit në vitin 2019 nga Manchester City, por nuk ka pasur hapësirat e duhura.

20-vjeçari këtë edicion është paraqitur në vetëm shtatë takime në të gjitha garat dhe nuk preferohet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

Real Madrid ka vendosur ta huazojë yllin e ri të Spanjës dhe për të kanë shfaqur interesim skuadrat nga La Liga si Real Sociedad, Espanyol, Getafe dhe Real Betis.

Megjithatë asnjëra nga këto skuadra nuk e kanë bindur spanjollin që synon të luaj me një klub më të madh.

Brahim Diaz . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Së fundmi interesim për transferimin e lojtarit ka shprehur gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Mediat gjermane kanë raportuar se verdhezinjtë kanë kërkuar nga Reali huazimin e Diazit për dy edicionet e ardhshme.

Në të njëjtën formë Dortmund dhe Real Madrid kishin vepruar për mbrojtësin maroken Achraf Hakimi ku rezultoi huazim i suksesshëm.

Realit po i pëlqen ideja e propozuar nga Dortmund dhe Diaz duket një hap pranë klubit të famshëm gjerman. /Telegrafi/