Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Newcastle 0-1 Arsenal, Maitland-Niles më i miri

2019/08/GettyImages-1167371905.jpg
347:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - AUGUST 11: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates with teammate Ainsley Maitland-Niles after scoring his team's first goal during the Premier League match between Newcastle United and Arsenal FC at St. James Park on August 11, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali e ka filluar sezonin e ri me fitore në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur Newcastle Unitedin në udhëtim me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 58-të, pas asistimit që pranoi nga Ainsley Maitland-Niles.

Arsenali  ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.83, ndërsa Neëcastle u vlerësua me 6.60, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Newcastle vs Arsenal (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte mbrojtësi i ‘The Gunners’, Maitland-Niles, që mori notën 8.4, pas asistimit që bëri në golin e shënuar nga sulmuesi gabonez.

Nga ana tjetër, lojtarë që kishin paraqitjen më të dobët ishin portieri i vendaseve, Martin Dubravka dhe sulmuesi, Miguel Almiron, që morën vlerësimin 6.0.

Paraqitja pozitive kishte edhe Granit Xhaka, që njëherësh ishte edhe kapiteni i Topçinjve, gjersa mori notën 7.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Newcastles (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/