Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Kosovë 1-0 Izrael, shkëlqen Rashica

2023/11/401695005_1693163104500998_6200621805598267563_n.jpg

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në Euro 2024.

Golin e fitores për ‘Dardanët’ e shënoi Milot Rashica në minutën e 41-të të ndeshjes.

Kosova ishte padyshim skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.99, ndërsa Izraeli u vlerësua me 6.65, sipas Sofascore.

Lojtari më i mirë i këtij dueli ishte Milot Rashica, që u notua me 8.0.

Te Kosova me notë të lartë u vlerësuan gjithashtu edhe Lumbardh Dellova që mori notën 7.5, Fidan Aliti me 7.8 dhe Vedat Muriqi me 7.4.

Ndërsa, dështimet e ndeshjes ishin Roy Revivo, Neta Lavi dhe Eran Zahavi, që morën notën 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja ekipeve:

/Telegrafi/