Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Kosova 1-2 Gjeorgjia, vlerësohen Muriqi, Celina dhe Vojvoda

2021/10/muriqi-2.jpg

Kosova nuk arriti të rikthehej për të fituar ndaj Gjeorgjisë, megjithëse ia doli ta barazonte rezultatin, porse sërish pranoi gol për ta humbur sfidën në “Fadil Vokrri”.

Megjithëse Dardanët e humbën ndeshjen, notat mesatare të të dyja ekipeve janë të përafërta.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi (7.9), i cili e realizoi golin e barazimit, është futbollisti me notën më të lartë në këtë takim, i ndjekur nga Bersant Celina (7.5) dhe Mërgim Vojvoda (7.5).

Ndërkaq, nota më e ulët ka shkruar për portierin Arijanet Muriq (5.4), i cili u nënshtrua dy herë, ndërsa gaboi në golin e parë.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Kosova 1-2 Gjeorgjia. /Telegrafi/