Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Dortmund 0-1 Tottenham, Hugo Lloris i pakalueshëm

2019/03/Hugollorisdortmund.jpg
340:"DORTMUND, GERMANY - MARCH 05: Hugo Lloris and Ben Davies of Tottenham Hotspur make a save in front of the goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Borussia Dortmund and Tottenham Hotspur at Westfalen Stadium on March 05, 2019 in Dortmund, North Rhine-Westphalia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores edhe në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit.

Paraqitja e vendasve ishte më e dobët, ashtu që nota mesatare e tyre është më e vogël (6.63), në krahasim me atë të mysafirëve (7.05).

Portieri Hugo Lloris ka marrë notën më të lartë te Spursat (8.4), por edhe më të lartë në ndeshje, pasi arriti ta mbajë të paprekur portën e tij.

Mbrojtësi i majtë, Jan Vertonghen (7.9), asistuesi Moussa Sissoko (7.7) dhe golashënuesi Harry Kane (7.5) - ishin futbollistët tjerë më të mirë te skuadra angleze.

Nota më e ulët te BVB, si dhe në përgjithësi në ndeshje, i ka takuar portierit vendas, Roman Burki (5.8).

Ndërsa më të mirë te Dortmundi ishin Jadon Sancho (7.3) dhe Marius Wolf (7.2) që luajtën mirë në krahun e djathtë.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

(Foto: WhoScored)

(Foto: WhoScored)

/Telegrafi/