Notat e lojtarëve, Chelsea 0- 2 Man City: Doku i papërmbajtshëm në fitoren e qytetarëve
18/08/2024
Chelsea dhe Man City u takuan në derbin e javës së parë të Ligës Premier, me qytetarët që fituan takimin me rezultat 2-0.
Erling Haaland dhe Mateo Kovacic shënuan golat në fitoren e qytetarëve ndeshjen hapëse.
Lojtari më i mirë në ndeshje doli të jetë Jeremy Doku i cili u vlerësua me notën 7.8.
Pas tij paraqitje të mirë kishin edhe Mateo Kovacic, Kevin de Bruyne, Josko Gvardiol dhe Bernardo Silva që u vlerësuan me notën 7.5.
Te Chelsea më i miri ishte Romeo Lavia me notën 7.3, ndërsa më i dobëti doli të jetë Malo Gusto me notën 6.4.
Notat e lojtarëve të Chelseat dhe Man Cityt
/Telegrafi/


