Please enter at least 3 characters.

Nora i gëzohet suksesit të Erës: Të lumtë motra ime, faleminderit që ekziston

2018/07/NoraIstrefi.jpg

Suksesit të Era Istrefit në skenën ndërkombëtare i janë gëzuar të gjithë shqiptarët.

Ndërkaq, padyshim se më të lumturit ishin familjarët e këngëtares, në veçanti motra e saj, Nora Istrefi.

Këngëtarja e ka publikuar një fotografi të Erës nga performanca duke u shprehur krenare me të.

"Të lumtë motra ime. Faleminderit që ekziston. Shumë krenare me ty", ka shkruar Nora.

Krahas Will Smith dhe Nicky Jam, Era është kujdesur për argëtimin e publikut para finales së madhe të Kampionatit Botëror.

(Foto: Getty Images)

Tre yjet me famë botërore kanë performuar në Luzhniki Stadium në ceremoninë përmbyllëse të ‘Rusia 2018’ pak para fillimit të finales ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Ata interpretuan himnin e turneut të sivjetmë, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe milionë njerëzit që i ndoqën përmes ekranit. /Telegrafi/