Please enter at least 3 characters.

Noizy tani edhe me “muzikë popullore”

2016/01/zzz1-e1437141300627.jpg

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, veç bashkëpunimeve me Çiljetën dhe Seven Saraqin që do të publikohen së shpejti, ka realizuar edhe një tjetër bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Altin Sulku.

Bëhet fjalë për këngën “Çfarë t’i bëj”, të cilën dyshja do ta sjellë të realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi , i cili në llogarinë e tij të Instagramit ka publikuar një foto së bashku me këngëtarin Sulku, duke paralajmëruar projektin e ri, i cili do të publikohet sonte.

Paralajmërimit, Noizy i ka bashkangjitur edhe urimin për festën e Bajramit , duke ngjallur reagimin e shumë prej fansave të tij, të cilët janë shprehur të ofenduar nga artisti që uron këtë festë me shampanjë në dorë. /Telegrafi/