Please enter at least 3 characters.

Noizy lanson projektin e ri muzikor “Party turn up”

2020/08/noizy_117153838_2763611417201673_5102289920727580615_n-e1596813180987.jpg

Rep-artisti shqiptar, Rigels Rajku, i njohur ndryshe në estradë si Noizy, është mjaft i dëgjuar nga fansa e tij.

Së fundmi, përmes disa ripostimeve në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më të re.

“Party turn up” titullohet projekti, për të cilin nuk ka bërë ndonjë lloj paralajmërimi për të.

Ani pse erdhi si surprizë për adhuruesit e muzikës së tij, në platformën YouTube, tashmë kënga numëron mbi gjysmë milion klikime.

Ndryshe prej herëve të tjera, kësaj radhe ai nuk i ka etiketuar bashkëpunëtorët e tij, ndërsa vetëm e ka plasuar atë. /Telegrafi/