Please enter at least 3 characters.

Njihuni me njeriun e finaleve – 27 vjeç dhe ka marrë pjesë në 18 finale (Foto)

2017/05/toni-kroos-e1493761465775.jpg

Toni Kroos është vetëm 27 vjeç, por gjatë karrierës së tij ai ka përjetuar 18 finale, duke luajtur në 13 prej tyre.

Gjermani po përgatitet për finalen e 19-të, që do të zhvillohet të shtunën në Cardiff, atje ku Real Madrid do të luajë me Juventusin në Ligës së Kampionëve.

Duket e pabesueshme, por mesfushori nuk ka marrë pjesë në një finale vetëm në dy vite, 2011 dhe 2015, që kur ka nisur të luajë si profesionist.

Hera e tij e parë ka qenë në Kupën e Gjermanisë në vitin 2009, kur ishte i huazuar te Bayer Leverkusen.

I rikthyer te Bayern Munich, Kroos shijoi pesë finale në vitin 2013 (në dy prej tyre mungoi prej dëmtimeve).

Viti i tij i ardhshëm qe edhe më spektakolar, sepse u shpall kampion bote me Gjermaninë dhe triumfoi në Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve (dy të fundit si madrilen).

Por nuk mbyllet me kaq. Viti 2016 atij i dha sërish një Superkupë Evrope dhe një Botëror klubesh, teksa fitoi edhe Ligën e Kampionëve në Milano.

Pra, Kroos nuk ka humbur asnjë finale që nga viti 2013 dhe është praktikisht një hajmali për madrilenët.