Please enter at least 3 characters.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike me aksion në ARBK, ndalohen për intervistim tre zyrtarë

Një aksion është duke u zhvilluar aktualisht nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Telegrafi, Policia është duke realizuar një kontroll të detajuar në zyrat e ARBK-së.

Siç merr Telegrafi nga ky aksion policior janë ndaluar për intervistim tre zyrtarë, u.d drejtoresha e ARBK-së, si dhe dy zyrtarë të tjerë.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në këto momente nuk ka arritur të sigurojë një përgjigje zyrtare. /Telegrafi/