Please enter at least 3 characters.

Një vit pas, zbulohen detajet e vrasjes së Gaddafit (Video)

2016/01/f.1020125134375_m.gif

Protestat në vend zgjatën me muaj, ndërsa konflikti më vonë u shndërrua në luftë civile. Pas vrasjes së diktatorit, në sipërfaqe dolën krimet e tmerrshme të sundimit të tij 42 vjeçar, për persekutime dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.

Në një dokumentar të publikuar më parë, Gaddafi ka përdhunuar gra të panumërta gjatë 40 viteve të sundimit të tij. Sipas realizueses së dokumentarit, Antonia Rados, shumë gra libiane ishin të magjepsura nga Gaddafi, ndaj donin ta takonin. Ndërsa, kur takoheshin, Gaddafi i dhunonte ato.

Ajo thotë se truprojat e tij femra, për të cilat thuhej se do ta jepnin jetën për ta mbrojtur atë, ishin po ashtu viktima. Sipas një raporti, psikologu i shquar libian, Seham Sergewa, thotë se di se së paku katër nga truprojat e tilla “amazone” janë dhunuar nga ai.

Rados thotë se Gaddafi ka abuzuar shumë gra gjatë momenteve të takimit, dhe se ai i falte elementet rebele të shoqërisë së tij fisnore, nëse atij i “dhuroheshin” femrat e reja. 

Në dokumentar thuhet se infermieret ukrainase që punonin në spitalet e Libisë, në fakt përfundonin duke abortuar fëmijët e tij, si viktima të dhunimit që ishin.

Ndër të tjera, Presidenti libian i Partisë Republikane për Demokraci dhe Drejtësi ka thënë më parë se ka informata se Muammar Gaddafi e ka financuar regjimin e Slobodan Milosevicit. Pos Milosevicit, lideri i dikurshëm libian e ka financuar edhe kampanjën zgjedhore të ish-presidentit kroat Stipe Mesic, presidentit francez Nicolas Sarcozy, kryeministrit italian Silvio Berlusconi, diplomatit amerikan David Welch, dhe shumë emra të tjerë të njohur të politikës perëndimore. 

Ndërkaq, Human Rights Watch këtë javë ka publikuar raportin prej 50 faqeve, “Vdekja e diktatorit: Hakmarrje e përgjakshme në qytetin Sirte", ku në detaje përshkruhen orët e fundit të jetës së tij dhe rrethanat e vrasjes, si dhe të vrasjes së djalit dhe të eskortës së tij, duke u bazuar në dëshmi dhe fotot e bëra nga celularët. 

Aty zbulohet se ai nuk është vrarë nga një shkëmbim zjarri me rebelët, por nga vuajtjet pasi është arrestuar. Gaddafi fillimisht u plagos nga një shpërthim i një bombe dore, e cila eksplodoi disa metra larg tij, teksa ai përpiqej të ikte. Pas kësaj ai u kap nga kryengritës, ndërsa vdiq pasi në shpinë e shpuan me bajonetë, që ishte arsyeja e vdekjes së tij.

Sipas raportit të HRW, Ish-diktatori ishte ndoshta i vdekur kur u qëllua nga një kryengritës i ri me plumb në kokë.

Mjeku i cili zhvilloi autopsinë ishte nën presione të rënda dhe kërcënime me vdekje për të mbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së diktatorit 69-vjeçar. Ai ka shkruar në raportin e tij se Gaddafi vdiq pas shkëmbit të zjarrit me kryengritësit. /Telegrafi/