Please enter at least 3 characters.

Një tjetër talente shqiptare mahnit në Evropë (Video)

Gara e talenteve të muzikës, “The Voice”, ka nxjerrë gjithmonë talentë shqiptarë nëpër botë.

E fundit është Belinda Iberhysaj nga Deçani i Kosovës, që garon në shtetin e Belgjikës.

Ajo ka pasur një paraqitje mbresëlënëse duke i bindur të gjithë trajnerët që të ktheheshin qysh në katër sekondat e parë të këngës, transmeton Koha.net.

Kënga “Ho Hey” e kënduar nga Belinda bëri që publiku të qante duke e përjetuar këngën, e që në fund qau edhe vet këngëtarja.

Të gjithë trajnerët u mblodhën rreth saj dhe e përkrahën fuqishëm. Në fund pas shumë debateve mes trajnerëve se kush do ta merrte ajo mori këngëtaren e njohur amerikane që jeton në Belgjikë, Beverly Jo Scott.