Please enter at least 3 characters.

Një tjetër gafë qesharake nga Karius gjatë përgatitjeve para miqësores së Liverpoolit ndaj Chesterit

2018/07/Loris-Karius.jpg
199:"CHESTER, ENGLAND - JULY 07: Loris Karius of Liverpool during the Pre-season friendly between Chester FC and Liverpool on July 7, 2018 in Chester, United Kingdom. (Photo by Lynne Cameron/Getty Images)
12:"Getty Images

Loris Karius ka bërë rikthimin e tij të parë në fushën e blerë që nga finalja e famshme e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ai luajti 45 minuta në miqësoren e Liverpoolit ndaj Chesterit që Reds e fituan me rezultat 7-0.

Por, duket se gjermani ende nuk është këndellur nga dy gabimet që kishte bërë në finalen ndaj Los Blancos.

(Foto: Getty Images)

Teksa lojtarët ishin duke bërë përgatitjet finale para fillimit të ndeshjes, kamerat kanë kapur një tjetër gabim të Karius.

25-vjeçari nuk arriti të kontrollojë topin për një moment dhe kështu pësoi gol, edhe pse kjo ishte diçka e vogël dhe e parëndësishme, mjaftoi që tifozët ta shpërndajnë me të madhe në rrjetet sociale.

Pavarësisht gabimit në finale duket se Karius nuk ka humbur besimin e Jurgran Klopp dhe me shumë mundësi ai do jetë portieri i parë i Liverpoolit edhe për sezonin e ri.

Vlen të theksohet se Kariues gjatë kësaj miqësore është duartrokitur nga tifozët e Liverpoolit.

Në këtë miqësore luajtën edhe dy transferimet e fundit të Liverpoolit, Fabinho dhe Naby Keita, por ata nuk arritën të shënojnë. /Telegrafi/