Please enter at least 3 characters.

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur brigjet e Kamchatka në Rusi

2024/08/Screenshot_1-187.jpg

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi të premten brigjet lindore të rajonit Kamçatka të Rusisë.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 51 kilometrash, tha EMSC.

Tërmeti vjen më shumë se një javë pasi një tërmet tjetër i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë goditi të njëjtin rajon në të njëjtën thellësi - më 17 gusht - duke shkaktuar një shpërthim vullkanik.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /Telegrafi/