Please enter at least 3 characters.

NJË SHTETAR I VDEKUR

2024/12/Rudyard-Kipling-e1734339994665.jpg

Poezi nga: Rudyard KiplingPërktheu: Maksim Rakipaj

S’isha për punë; s’ma mbante të vidhja:
Ndaj gënjeja që turmës t’ia hidhja.

Ç’thosha ishin gënjeshtra, kanë prova,
Më presin ata që në varr dërgova.

Ç’përrallë më duhet tani të rrëfej
Për ato mashtrime në botën përtej?