Please enter at least 3 characters.

Një qytetare goditet nga autobusi në Shkup

2017/01/autobus-1.jpg

59 vjecarja, banore e Sarajit është lënduar, pasi është goditur nga goma e pasme e autobusit, i cili ka qenë i ndaluar ne pikë ndalesën afër spitalit të përgjithshëm "Shën Naumi i Ohrit".

E lënduara me iniciale S.J është dërguar në spitalin e qytetit ku i janë konstatuar lëndime trupore dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm ne spital, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB sot doli me deklaratë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 11:58 minuta, kur autobusi i drejtuar nga prsoni me iniciale S.M ka bërë ndalesë afër Spitalit të përgjithshët të qytetit./Telegrafi/