Please enter at least 3 characters.

Një punëtor bie nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë

2019/05/bie-e1613732444792.jpg

Një person sot rreth orës 11:15 ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Ai bëri të ditur se po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme. /Telegrafi/