Please enter at least 3 characters.

Një person u dërgua pa shenja jete në një klinikë në Dragash, familjarët thanë se kishte konsumuar medikamente

2024/08/policia-768x472-1.jpg

Një person është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është e gjinisë mashkullore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve”, thuhet në raportin e policisë

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/