Please enter at least 3 characters.

Një person humb jetën dhe katër tjerë lëndohen në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Podujevë

2023/12/LAJMI-I-FUNDIT.png

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë - Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

"Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë", ka konfirmuar ajo.

Ahmeti shtoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/