Please enter at least 3 characters.

Një person gjendet i vdekur në Llaushë të Skenderajt, trupi dërgohet për autopsi

Një person është gjetur pa shenja jete, në Llaushë të Skenderajt.

Rasti është konfirmuar për Telegrafin nga Valon Preteni, zëdhënës i Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/