Please enter at least 3 characters.

Një parti politike dhe një koalicion dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni

2016/08/KSHZ-ALB-1.jpg

Deri tani, Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) dhe Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, e përbërë nga Lidhja Demokratike, FRODEM-i, DEMOS-i dhe Moro-Partia Revolucionare, i kanë dorëzuar listat e kandidatëve në KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që partitë tjera ta bëjnë një gjë të këtillë deri në mesnatë.

Përndryshe, KSHZ-ja bëri të ditur sot se mbi 19.000 shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë, janë paraqitur për votim. Më shumë të paraqitur ka në Bern, Venedik dhe Detroit./Telegrafi/