Please enter at least 3 characters.

Një paraqitje e rrallë publike e Megan Fox me bashkëshortin e saj, Brian Austin Green

2019/12/22039564-7775215-Date_night_The_Jennifer_s_Body_star_arrived_with_husband_Brian_A-a-2_1576012354429-e1576135302274.jpg

Aktorja e famshme amerikane, Megan Fox dhe burri i saj, Brian Austin Green, së fundmi u shfaqën në fushatën e Global Green's # Fight4theAmazon.

Organizata zhvilloi një ngjarje të rëndësishme me yje gjatë kësaj jave në Avalon Hollywood në Los Angeles, ndërsa kjo ishte një nga paraqitjet e rralla të çiftit.

Fox u shfaq e mahnitshme në një fustan sateni, duke paraqitur disa dizajne të bardha poshtë skajit, e cila me flokët e valëzuara dhe grimin më të lehtë, i dha pamjes së saj më shumë shkëlqim.

Megan Fox (Foto: Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Bryan zgjodhi një kostum më të errët, të cilin ai e kompletoi me një këmishë blu dhe një palë këpucë lëkure ngjyrë kafe, me ca tufa prej ari.

Dyshja rrëmbyen gjithë vëmendjen në tapetin e kuq dhe kjo paraqitje e tyre publike u komentua mjaft shumë për faktin se u shfaqën pas pesë vitesh në një eveniment të tillë së bashku.

Megan Fox dhe Brian Austin Green (Foto: Getty Images/Guliver)

Fox dhe Green kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Noah (6), Bodhi (5) dhe Journey (2).

Ata ishin gati duke i dhënë fund martesës së tyre në vitin 2015 pasi aktorja kishte kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj.

Megjithatë, në vitin 2016 ishin ribashkuar.

Dy të famshmit gjatë gjithë këtyre viteve së bashku kanë preferuar që jetën e tyre private ta mbajnë larg syrit të publikut dhe mediave. /Telegrafi/

Megan Fox dhe Brian Austin Green (Foto: Getty Images/Guliver)