Please enter at least 3 characters.

Një javë u mbyll në shtëpi, sepse u shëmtua nga nxirja artificiale e lëkurës (Foto)

2017/08/Nxirja-artificiale-nuk-shkoi-si-duhet-qendroi-nje-jave-mbyllur-se-dukej-keq-foto-e1503258702759.jpg

Alicia Bettsworth nga Sussex i Anglisë, ka vendosur tri shtresa të nxirjes artificiale dhe ka fjetur, duke mos u kujdesur që ta pastrohet në kohën e duhur.

Për pasojë, trupi 18-vjeçares është nxirë në masë të madhe, ndërsa ka edhe shenja dhe njolla të shumta, transmeton Telegrafi.

Lëkura me nxirje enorme

Adoleshentja ka menduar se ka marrë ngjyrën e duhur, por është tmerruar kur ka parë se sa e errët duket lëkura saj.

“Më dukej sikur të kisha rënë në çokolatë të djegur, pamje neveritëse dhe e frikshme”, ka thënë Bettsworth lidhur me rastin.

Shumë shenja dhe njolla

Për shkak të kësaj ndodhie, ajo mbeti një javë në shtëpi dhe nuk shkoi as në punë. /Telegrafi/