Please enter at least 3 characters.

Një Inter i pamposhtur në Ligën e Kampionëve, fiton si mysafir i PSV-së

2018/10/Radja-Nainggolan-Mauro-icardi-e1538599557440.jpg
342:"EINDHOVEN, NETHERLANDS - OCTOBER 03: Radja Nainggolan of Inter Milan celebrates with team mate Mauro Icardi after scoring his side's first goal during the Group B match of the UEFA Champions League between PSV and FC Internazionale at Philips Stadion on October 3, 2018 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Se Interi i ka munguar Ligës së Kampionëve e tregojnë edhe rezultatet e skuadrës zikaltër.

Pas Tottenhamit, italianët kanë fituar edhe ndaj PSV Eindhoven me rezultat 1-2 në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Pas disa rasteve për gol nga të dy anët, goli i parë në takim u shënua nga Pablo Rosario (27'), i cili me një gjuajte nga 25 metra e la Samir Handanovicin të pashpresë.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli zikaltrit kishin disa shanse, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Radja Nainggolan në minutën e 44-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 50-të Gaston Pereiro goditi shtyllën, ndërsa dhjetë minuta më vonë Mauro Icardi i dha epërsinë skuadrës së tij.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Samir Handanovic bëri dy super pritje në minutën e 80-të dhe deri në fund më nuk kishte ndonjë shans serioz për gol.

Pas kësaj fitore Interi vazhdon në vendin e dytë me gjashtë pikë, aq sa Barcelona në vendin e parë për shkak të goldallimit më të mirë. PSV dhe Tottenhami vazhdojnë pa asnjë pikë në Grupin B.

Në ndeshjen e ardhshme skuadra e Luciano Spallettit udhëton te Barcelona, ndërsa PSV pret Tottenhamin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6uobz0

https://twitter.com/IFTVofficial/status/1047573971540082689

https://twitter.com/IFTVofficial/status/1047582174994685953