Please enter at least 3 characters.

Një i arrestuar për fajde dhe detyrim 

2017/03/fajde.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti është zënë në flagrancë, duke u marrë me fajde dhe detyrim.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 12:00 në fshatin Zhur të Prizrenit.

Si provë materiale nga i dyshuari është konfiskuar një celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/