Please enter at least 3 characters.

Një grua vdes nga mbidoza në QKUK

2016/03/Overdose-e1457962934716.jpg

Raportohet se një grua ka ndërruar jetë dje në QKUK për shkak se kishte pirë sasi të tepruar të medikamenteve, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se, “viktima femër (shqiptare) ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë, pasi që e njëjta kishte pirë sasi të tepruar të medikamenteve”.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ka thënë PK-ja.