Një grua ndan ‘armën sekrete’ për të hequr rrudhat nga atletet në mënyrë që të duken krejt të reja
25/02/2022
Një grua ka shpërndarë një hile gjeniale për t'i bërë atletet tuaja të duken sërish të reja - dhe kjo nuk do t'ju kushtojë asnjë qindarkë.
Tanya, e cila poston nën llogarinë TanyaHomeInspo në TikTok, shkoi në faqen e internetit për të ndarë një video që shpjegon hilen e zgjuar.
Në klip, ajo shkroi se për të hequr rrudhat në veshjet prej lëkure, mjafton t'i mbushni ato me copa dhe më pas të vendosni një leckë të nxehtë në pjesën e sipërme.
Lëreni leckën atje për pesë minuta. Dhe, sapo ta hiqni - atletet tuaja do të duken edhe një herë të reja.
Tanya demonstroi hilen me atlete Nike Air Force One dhe u lavdërua shpejt për hilen nga shumë komentues të kënaqur. /Telegrafi/


