Një grua gjeti një mesazh në xhamin e përparmë të veturës - jeta e saj u kthye menjëherë përmbys
Stela Sorbetini bëri lajm pasi ndau publikisht ngjarjen në rrjetet sociale.
Ajo gjeti një mesazh të shkruar me dorë në xhamin e përparmë të veturës së saj dhe ai ndryshoi komplet jetën e saj dhe marrëdhënien me bashkëshortin.
Mesazhi ishte kaq tronditës saqë “i ngriu gjakun në venë”.
Në videot që Stela publikoi në TikTok, ajo tha se “kjo është totalisht e çmendur. Unë vij në shtëpi dhe e gjej këtë mesazh te fshesat e xhamit. Do t’ju lexoj çfarë shkruan”.
@stellasorbettini But actually tho do I text her fr…. #cheatinghusband#tinder#cheater#theotherwoman#fyp♬ Walking Around - Instrumental Version - Eldar Kedem
Mesazhi i panjohur i lexuar nga Stela ishte “Hej vajzë, unë nuk të njoh, por besoj se je gruaja e Aleksit. Më vjen keq, burri yt të tradhton. Më fal që po e them këtë — unë jam “tjetra grua”. Nuk e dija që ti ekzistoje derisa pash makinën tënde para banesës së tij…”
Personi anonim vazhdon të shkruajë se shihte shpesh veturën e Stelës dhe burri i saj i kishte thënë se automobili i përkiste motrës së tij të re… gjë që, sipas autorit të mesazhit, ishte gënjeshtër.
Stela thotë se ky mesazh e bëri të dyshojë për martesën e saj – ajo më vonë zbuloi se bashkëshorti kishte një llogari në Tinder, gjë që e çoi në vendimin të mendonte si të vepronte ndaj situatës. /Telegrafi/


