Please enter at least 3 characters.

Një gjarpër shfaqet në oborrin e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë

Në oborrin e shkollës fillore "Meto Bajraktari" në Prishtinë është vërejtur një gjarpër.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar pamje ku shihet qartë gjarpri duke lëvizur brenda hapësirës së shkollës. Ende nuk dihet nëse stafi i shkollës ka ndërmarrë ndonjë veprim për largimin e tij.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm lidhur me shfaqjen e gjarpërinjve në periudha kur temperaturat fillojnë të rriten.

Në njoftim thuhet se me ardhjen e motit më të ngrohtë, është normale që gjarpërinjtë të rishfaqen në zona të ndryshme, përfshirë edhe ato urbane. Po ashtu, janë përmendur llojet e gjarpërinjve që gjenden në Kosovë, si dhe vendet ku zakonisht mund të hasen. /Telegrafi/