Një ditë relaksi pak muaj para dasmës, Gjiko dhe Elita thurin bashkë planet për të ardhmen
Reperi Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi do të martohen në muajin shtator të këtij viti.
Është bërë gjithashtu e ditur se çifti do të bëhen së shpejti edhe prindër, kjo pasi Elita është në pritje të fëmijës së parë.
E teksa presin shtatorin, dyshja duket se po shijojnë disa ditë të mira pushimi.
Ka qenë reperi Gjiko, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me të fejuarën e tij të shtrirë në një ambient të gjelbëruar.
Gjiko: Në 'mixtape'-in e ri jam munduar të sjellë tranzicionin nëpër të cilin kam kaluar gjatë jetës
“Një ditë duke menduar për të ardhmen tonë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.
Mesa duket, ata kanë vendosur t’i japin vetes një ditë të mië relaksi, për të thurur planet për të ardhmen e tyre.
Gjiko ka qenë shumë i angazhuar këto muaj me koncerte dhe prurje muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Tash e sa vite, ai vazhdon të jetë ndër emrat më dominues në estradë. /Telegrafi/


