Please enter at least 3 characters.

Një burrë zbuloi se do të bëhet gjysh, shikoni reagimin prekës

2024/08/672aa87b-120a-4a00-b164-684cacf37053.jpg

Kur meshkujt zbulojnë se do të bëhen gjyshër për herë të parë, është një moment prekës i mbushur me ndjenja gëzimi dhe emocioni.

Një moment i tillë është ndarë nga Jeevan Brown në rrjetet sociale.

Ai publikoi një video në TikTok në të cilën i tregon babait të tij se do të bëhet gjysh.

Ai ia bëri të ditur lajmin duke i dhënë një letër ku i tregonte se do të kishte një nip.

Në letër thuhej "e vetmja gjë më e mirë se të jesh babai im është të jesh gjyshi i foshnjës sonë".

Kur gjyshi kuptoi se do të kishte një nip, u gëzua pa masë. Reagimi i tij u bë viral dhe kënaqi shumë njerëz.

Videoja ka mbledhur më shumë se 1.6 milion shikime dhe mbi 184,600 pëlqime. /Telegrafi/