")
Please enter at least 3 characters.

Një adoleshent i vrarë si pasojë e sulmit në një shkollë në Kolorado

2019/05/9D8CEFFE-71A8-44AE-8FE3-724D5F94E6F5_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s.jpg

Një adoleshent është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi dy persona supozohet se kanë shtënë me armë zjarri në një shkollë në Shtetet e Bashkuara.

Sulmi në shkollën Highlands Ranch afër Denver në Kolorado, ka ndodhur të martën dhe sulmuesit janë arrestuar, ka njoftuar policia.

Kjo shkollë gjendet vetëm 8 kilometra larg shkollës së mesme, Columbine, e cila ka qenë shënjestër e një prej sulmeve më të këqija në shkollat amerikane 20 vjet më parë.

Sulmi i fundit konsiderohet se ka shënuar sulmin e 115-të masiv me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis ka thënë përmes një postimi në Twitter se do të dërgojë forca policore shtesë në vendin e ngjarjes.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka shprehur ngushëllime për viktimat, derisa zëdhënësi Judd Deere ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump “është njoftuar dhe vazhdon të monitorojë situatën”./rel/