Please enter at least 3 characters.

Nisin homazhet për regjisoren Vjosa Berisha

2022/06/290356386_759244238452889_2005125560505259965_n.jpg

Në nderim të jetës dhe veprës së regjisores së njohur shqiptare, Vjosa Berisha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 14:00 kanë nisur të bëhen homazhe.

Miq, familjarë, e figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të TKK-së.

Për të nderuar veprimtarinë e 49-vjeçares i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Foto: Telegrafi

Të tjerë figura publike ishin edhe: Agim Ademi, Melihate Temkolli, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri e Mimoza Kusari - Lila.

Pas homazheve, po ashtu në Teatër për të ndjerën do të mbahet edhe një mbledhje komemorative.

Foto: Telegrafi

Producentja, e cila u nda nga jeta javën e kaluar, do të varroset ditën e sotme (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

Ajo prej më shumë se një vit ishte diagnostikuar me kancer në vezore dhe së fundmi po trajtohej në një spital në Londër. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi

Foto: Telegrafi

Foto: Telegrafi

Foto: Telegrafi