Please enter at least 3 characters.

Nishani kritikon Qeverinë Rama: Beogradi po kërkon territoret shqiptare në Kosovë, Tirana po hesht

2018/08/nishani.jpg

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj heshtjes së Tiranës zyrtare, përballë paralajmërimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe kërkesave të Beogradit për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës.

Nishani, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë për heshtjen ndaj kërkesave të shtetit serb. Ai është thirrur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila thotë se Shqipëria mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Postimi i plotë i Nishanit:“A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për ti dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.Neni8'Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj'”(sic.), ka shkruar Nishani. /Telegrafi/