Please enter at least 3 characters.

Nis zbatimi i marrëveshjes ekonomike

2016/01/f.1014154254889_m.jpg

Ministri Beqaj në një konferencë për media tha se ky takim vjen si rezultat i marrëveshjes për zhvillim ekonomik në mes dy vendeve. “Kosova dhe Maqedonia kanë një marrëveshje të nënshkruar për bashkëpunim ekonomik dhe konform kësaj marrëveshje, sot fillon Komuniteti i përbashkët ndër qeveritar fillon analizimin e mundësive dhe potencialeve të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve tona”, ka thënë ai.

Beqaj theksoi se gjendja ekonomike në botë dhe Evropë do ta nxisë edhe më tej angazhimin dhe bashkëpunimin rajonal në mes vendeve të rajonit, duke u koncentruar më shumë në bashkëpunim dhe rritje të këmbimeve cilësore tregtare dhe në qasje të përbashkët në tregjet e tjera, duke krijuar edhe mundësi të përbashkëta konkurrimi.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraqini, tha se zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar kohë më parë për zhvillimin ekonomik, është i nevojshëm të zbatohet, në mënyrë që të përfitojnë të dyja vendet në këtë drejtim, siç ka përfituar Republika e Kosovës, duke e rritur eksportin e saj në 100 për qind. “Kemi diskutuar tema të ndryshme me Ministrin Beqaj, e kemi hapur edhe njëherë temën për bashkëpunim në sferën e ekonomisë, kemi diskutuar për shkëmbimin tregtar në mes dy shteteve. Duhet të theksoj këtu faktin, se Republika e Kosovës dukshëm e ka përmirësuar eksportin e tyre në Republikën e Maqedonisë, është rritur diku për 100 për qind”, tha Saraqini.

Ai ka shtuar se në takim gjithashtu është biseduar për përshpejtimin e ndërtimit të infrastrukturës, siç është infrastruktura kyçe që lidh këto dy shtete.

Ndërkaq, ministri Besim Beqaj, tha se Raporti i Progresit kritikon zhvillimin ekonomik në vend, mirëpo shtoi se në atë raport ka edhe lëvdata që i bëhen kësaj ministrie dhe zhvillimit ekonomik në vendin. /Telegrafi/