Please enter at least 3 characters.

​Nis viti i ri shkollor

Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën sot rikthehen në bankat shkollore, duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Pas përfundimit të pushimeve verore, nxënësit nga klasat e para deri te niveli i arsimit të mesëm i rikthehen procesit mësimor në shkollat e vendit.

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe ka përcaktuar shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës.