Please enter at least 3 characters.

Osmani pret në takim krerët e partive politike – pritet të vendoset për datën e zgjedhjeve

Foto: Arkiv

Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare për të diskutuar lidhur me hapat e mëtejmë, gjegjësisht caktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në takim të pranishëm janë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Po ashtu në takim janë Mimoza Kusari nga Alternativa, Faton Peci nga Lista Guxo si dhe Fatmir Limaj nga Nisma.