Nis restaurimi i dy kolonave të Nimfeut
03/07/2020
Ka nisur puna për restaurimin e dy kolonave të dëmtuara, në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se projekti ka si qëllim ringritjen në vertikalitet me metodën e anastilozës, të kolonave të fasadës monumentale të Nimfeut.
I gjithë zbatimi ka nisur në 22 qershor dhe mendohet të përfundojë brenda një periudhe kohore trejavore.


