Please enter at least 3 characters.

Nis asfaltimi i rrugës Kaçanik–Kërbliq

Ka nisur asfaltimi i rrugës Kaçanik–Kërbliq, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen mes banorëve të kësaj ane.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Jeton Raka i cili ka njoftuar se ky projekt është buxhetuar gjatë kohës kur ai ka ushtruar këtë detyrë, ndërsa procedurat dhe punimet për realizimin e tij kanë nisur vitin e kaluar me hapjen e trasës së rrugës.

Sipas Rakës, pas përfundimit të fazave paraprake projekti ka hyrë në një fazë të re me fillimin e punimeve për asfaltim.

“Ky projekt sot po merr formë konkrete me fillimin e asfaltimit”, ka shkruar Raka, duke theksuar rëndësinë e investimit për zhvillimin e infrastrukturës lokale.

Rruga Kaçanik–Kërbliq pritet të lehtësojë qarkullimin e banorëve, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të zonës. /Telegrafi/