Please enter at least 3 characters.

Nikollovski: Mickoski kërcënohet me jetë nga struktura radikale islame

2016/01/nikollovski-nx-euml-n-euml-sve-maqedonas-m-euml-sojeni-shqipen_hd.jpg

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski tha se kryetari i tij, Hristijan Mickoski ka marrë kërcënime me jetë nga struktura radikale islame për shkak se i dha mbështetje shtetit të Izraelit të vetëmbrohet.

Sipas tij, këto sulme mund të jenë edhe të organizuara nga struktura radikale, ndërsa MPB nuk ka reaguar për të mbrojtur kryetarin e OBRM-PDUKM-së dhe familjen e tij.

"Në situata shumë më pak të rrezikshme, kur njeri i thjeshtë kritikon Zoran Zaevin ose shkruan diçka në Facebook, policia hyn në shtëpi të qytetarëve, kryen kontrolle në shtëpitë e tyre dhe u merr laptopët dhe celularët, ndërsa këtu kemi kërcënime të drejtpërdrejta dhe nuk ka asnjë reagim", tha Nikolloski.

Ai i bëri thirrje MPB-së të reagojë dhe nëse nuk bën, Nikollovski thotë se Spasovski dhe Zaevi po e bëjnë qëllimshëm./Telegrafi/