Please enter at least 3 characters.

Nikolloski: Për pak ditë do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

2021/11/shkup-bllace.jpeg

Në 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski njoftoi se ndërtimi i autostradës Shkup - Bllacë do të fillojë në ditët në vijim.

"Sot, vendi po ndërtohet për të qenë i begatë përmes investimeve të forta në infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe arsim.
Po ndërtojmë infrastrukturë moderne: Brenda pak ditësh, do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup - Bllacë.

Tetovë - Gostivar dhe Gostivar - Bukojçan po ndërtohen intensivisht.

Gjatë shtatorit, do të fillojmë edhe Bukojçan - Kërçovë.

Pres të nis një pjesë tjetër të autostradës Kërçovë - Ohër në tetor, dhe të përfundoj të gjithë autostradën Kërçovë - Ohër - Strugë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm", njoftoi Ministri i Transportit.

Nikolloski shtoi se pret që, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, të fillojë ndërtimi i fazës së parë hekurudhore Shkup - Jegunovcë-Tetovë - Gostivar, fazës së dytë Gostivar - Kërçovë dhe fazës së tretë Kërçovë - Ohër - Strugë vitin e ardhshëm./Telegrafi/