Please enter at least 3 characters.

Nikoliç: Ushtria e RMV-së po modernizohet me mbështetjen amerikane

2022/03/dragan-nikolic.png

Sekretarit i Shtetit, Dragan Nikoliç në SHBA ka realizuar takim me gjeneralin amerikan Garrick Harmon, komandant i Komandës së Asistencës për Sigurinë e Ushtrisë Amerikane.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Armatës së Maqedonisë së Veriut ka vizituar edhe kompaninë “Oshkosh”, me të cilën është lidhur marrëveshje për furnizim me mjete të blinduara ushtarake.

“Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po modernizohet me shpejtësi dhe ne jemi duke e realizuar një pjesë të këtij modernizimi me mbështetje serioze amerikane. Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partnerë strategjikë dhe aleatë në NATO, kanë ndërtuar marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta mbrojtëse, që është një kontribut tjetër për sigurinë kolektive të Aleancës”, deklaroi Nikoliç.