Please enter at least 3 characters.

Nicolas Cage kërkon anulimin e martesës: Isha i dehur dhe jam mashtruar

2019/03/NicolasCagelarge-e1554056463771.jpg
237:"HOLLYWOOD, CA - SEPTEMBER 11: Nicolas Cage attends the Los Angeles special screening and Q&A of "Mandy" at Beyond Fest at the Egyptian Theatre on September 11, 2018 in Hollywood, California. (Photo by David Livingston/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicolas Cage duket sa ka ndërruar mendje sa i përket martesës në fundjavën e kaluar në Las Vegas. Aktori ka kërkuar anulimin e kurorëzimit, vetëm disa ditë pasi u martua me të dashurën e tij, Erika Koike - bën të ditur CNN.

55-vjeçari u martua zyrtarisht me partneren e tij të shtunën e kaluar që shënonte martesën e katërt të Cage.

Në bazë të dokumenteve për anulim, ku ka pasur qasje TMZ, aktori ka thënë se ka qenë i dehur dhe ka reaguar i nxitur nga Erika për t'u martuar me të, ndërsa e ka quajtur si mashtrim këtë martesë.

Cage në të kaluarën ka qenë i martuar me Patricia Arquette (1995-2001), pastaj me Lisa Marie Presley për katër muaj në vitin 2002, si edhe me Alice Kim (2004-2016).

Ai ka një djalë me gruan e tretë, si edhe është baba i një djali tjetër nga lidhja me ish-të dashurën Christina Fulton. /Telegrafi/