Nga Superliga e Kosovës te Liga e Kampionëve: Gazetarët e Telegrafit zbërthejnë gjithçka në “Arena e Yjeve”
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, vjen analiza e gazetarëve të Telegrafit, të cilët diskutuan gjerësisht për zhvillimet aktuale në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Exfis.
Gjatë bisedës, gazetarët ndanë opinione të drejtpërdrejta dhe shpesh kritike për futbollin kosovar, duke prekur temat më të nxehta të momentit.
Gazetari Lavdim Pireva u tregua i ashpër ndaj Prishtinës për rezultatet e tyre ndërsa vuri në pah rëndësinë e seriozitetit në ndeshjet vendimtare.
Nga ana tjetër, gazetari Romak Zeqiri adresoi një problem të kahershëm të klubeve vendore, duke bërë thirrje që kontratat e lojtarëve të rinovohen me kohë, në mënyrë që të mos largohen falas dhe të dëmtohen klubet financiarisht dhe sportivisht.
Diskutimi u zhvendos edhe te parashikimet për sezonin aktual. Gazetari Shkumbin Pireva dha mendimin e tij se kush pritet të shpallet kampion dhe cilat skuadra do të sigurojnë pjesëmarrje në garat evropiane, duke analizuar formën, kontigjentin dhe stabilitetin e klubeve.
Në një tjetër parashikim, Romak Zeqiri u shpreh se Drita është favorite për titullin kampion, ndërsa Gjilani pritet të përfundojë sezonin mbi Prishtinën, bazuar në performancat e deritanishme.
Lavdim Pireva vlerësoi Ballkanin si skuadrën me lojën më të mirë në kampionat, duke parashikuar se ekipi nga Suhareka do të shpallet kampion, falë organizimit dhe stabilitetit në lojë.
Një temë tjetër e rëndësishmeishteedheformatiiriigaravetë UEFA-s, përtëcilin Shkumbin Pireva u shpreh se është “gjëjamë e mirëqëi ka ndodhurfutbollit”, duke theksuarmëshumëndeshjecilësoredherivalitetmëtëmadh.
Në fund, gazetarët dhanë edhe parashikimet e tyre për fituesin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke ndarë mendime të ndryshme dhe argumente interesante për ekipet favorite.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/


