Nga shaka në përplasje serioze, debati mes Ilirit dhe Juxhinit përfshin edhe Angelon: Do të kishe dalë me zarf të zi
Situata mes Ilirit dhe Juxhinit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është tensionuar ndjeshëm.
Përplasja ka sjellë reagime të forta, ku në diskutim u përfshinë edhe Angelo dhe Seno, duke e bërë situatën edhe më të agravuar.
Iliri reagoi i revoltuar ndaj asaj që e konsideroi tallje: “Të tallesh me një burrë 55 vjeç, turp të qoftë”.
Nga ana tjetër, Angelo u shpreh i befasuar nga përmasat që mori situata: “Nuk ma merrte mendja se mund të agravonte deri në këtë pikë”.
Juxhini sqaroi se gjithçka kishte nisur si shaka dhe se kishte kërkuar falje: “Unë e nisa për shaka, nuk e dija që do merrte këto përmasa. Unë i kërkova falje, shpresoj të më ketë falur. I vetmi peng është se unë e prisja një ‘më fal’ mbrapsht nga Iliri për reagimin. Unë ia sqarova, ndoshta mund të më thoshte edhe ai ‘më fal’ për reagimin”.
Iliri mbeti i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se situata ishte poshtëruese: “Nuk kam asnjë koment, ajo ishte poshtëruese për mua. Kjo lojë bëhet në Korçë dhe e di shumë mirë. Thashë se ka pyetur njeri për ndonjë pikë të dobët të Ilirit. Do të falur nga mua? Nuk ma kërkove?”
Debati vazhdoi me replika të forta mes palëve: Juxhini: “Unë thashë se ndoshta e ke ndier, nëse s’e ke ndier është ok”.
Iliri: “Të falur publikut deri në gjunjë”.
Angelo: “Mendoj që Iliri duhet t’i kërkojë falje jo vetëm Juxhinit, por të gjithë atyre që ishin këtu dhe që e përjetuan keq. Duhet të më thotë mua faleminderit që të shpëtuam, se do kishe dalë me zarf të zi. Ikësh, nëse s’të mbajmë ne”.
Iliri reagoi menjëherë: “Ti më mban mua?”
Angelo: “Po, po”.
Në debat u përfshi edhe Seno, i cili kritikoi mënyrën se si po trajtohej situata: “Angelo të mundohet të mbajë veten, po mundohen të viktimizohen të gjithë. Ajo është një tallje, një ironi shumë e ulët”.
Përplasja la pas një atmosferë të rënduar, duke treguar edhe një herë se tensionet dhe keqkuptimet brenda BBVA mund të eskalojnë shpejt. /Telegrafi/


